| Contact Us: +355 68 808 9999

Vijon tradita, prej 5 vitesh “Fundjavë Ndryshe” çdo festë me njerëzit në nevojë

Fillimi i misionit të “Fundjavë Ndryshe” ka qenë në një ditë feste. Teksa thuajse të gjithë zgjedhin të festojnë me familjet e tyre, drejtuesi i fondacionit Arbër Hajdari vendosi të bëjë diçka ndryshe. Në atë kohë ishte veçse një student ai shkoi pranë familjeve të varfëra të njësisë 4 në Tiranë. Edhe pse i vetëm, dhuroi ushqime për dhjetëra familje, të cilat nuk kishin mundësi të festonin si gjithë të tjerët.

“Ishte një ditë feste kur unë e mora këtë iniciativë. Mora disa ushqime dhe kalova një drekë me disa fëmijë në nevojë në njësinë numër 4, ku ishte zona më e varfër. Ka qenë festa e Bajramit dhe drekat e Bajramit zakonisht njerëzit i hanë në shtëpi me tryezën plot e me familjen. Atë ditë i thashë babait tim çfarë kuptimi ka që ne të hamë drekë me tavolinë plot, ku ka njerëz që nuk e dinë fare se çfarë është kjo festë. Pasi nuk kanë mundësi ta festojnë. I thashë se sot dua të bëj diçka ndryshe,” ka rrëfyer Hajdari.

Ajo që ishte vetëm një fundjavë, nisi të bëhej çdo ditë. Së bashku me miq e më pas më përkrahjen e gjithë shqiptarëve, “Fundjavë Ndryshe” arriti të jetë pranë çdo familje në nevojë.

Ndaj edhe sot, 5 vite më pas,  çdo festë “Fundjavë Ndryshe” vazhdon ta festojë me njerëzit në nevojë. Të gëzojë mijëra fëmijë, të cilët nuk festojnë si shumë bashkëmoshatarë të vetë. Të cilët varfëria i bën të mos shijojnë fëmijërinë.

Për këtë arsye shtrirja e fondacionit nuk qëndron vetëm në shpërndarjen e ushqimeve dhe produkteve bazike. Por, në ndërtimin e qindrave shtëpive të reja, ndjekjet mjekësore, ligjore, arsimin e fëmijëve që nuk kanë mundësi. Për të vijuar me projektet e tjera shumë të rëndësishme; Qendrën e Solidaritetit, ku do të përfshihen shërbime shëndetësore, shkolla profesionale, biblioteka etj.

Të gjitha këto janë arritur në një kohë shumë të shkurtër, por e gjitha është bërë e mundur pasi shqiptarët besuan te “Fundjavë Ndryshe”. Në misionin e pastër të një grupi të rinjësh, të cilët sot kanë ndryshuar rrënjësisht jetën e mijëra familjeve. Vullneti dhe puna e të cilëve kanë ndëezur humanizmin e çdo shqiptari.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë