E ftuara speciale e puntatës së dytë të emisionit “Historia e Fundjavës”, ishte Emina Cunmulaj. Supermodelja e njëherazi zv/presidentja e “Fundjavë Ndryshe”, foli për bashkëpunimin prej vitesh tashmë me fondacionin. Një bashkëpunim siç drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari iu referua, është i jashtëzakonshëm.
“Sa herë që Emina fut në program për të ardhur në Shqipëri, ne fillojmë dhe bëjnë gati planifikimin ditor për gjërat që bëjmë dhe ja dërgojmë për të ditur se çfarë e pret. Zakonisht vizitat janë 5-6 orë larg për të mbërritur në një vend.
Pasi verifikojmë familjet që të mos jenë raste abuzive, i tregojmë Eminës historinë. Historitë janë nga më të ndryshme, histori që për mendimin e tyre janë të fortë, që nuk e kanë shitur integritetin e tyre. Edhe pse janë të varfër, shtëpinë e kanë të pastër. Kjo që po bëjmë ne është e jashtëzakonshme dhe për një element tjetër. Jo vetëm nga ana materiale, por dhe për shpresën që u japim njerëzve.”
Cunmulaj përjetoi sërish emocionet kur ndihmon familjet e varfëra anembanë Shqipërisë, ndërsa u përlot teksa po shihte pamjet filmike të aktiviteteve të kryera, duke thënë se lidhja me secilën histori është shumë e madhe.
“Çdo familje e ka një ndenjë të vetme. Nuk di si ta shpjegoj është një gjë që ndodh në atë momentin kur unë jam atje. Unë këtë punë e bëj se ma thotë zemra, nuk e bëj për asnjë interes, unë lë fëmijët e mi, e di dhe Arbri. Unë fëmijët e mi i takoj në mëngjes, i laj u jap ushqim dhe iki. Kaloj kufirin në këmbë dhe bëj mbi 10 orë punë dhe mundohem që të shkojë në shtëpi para se të kenë fjetur.”
Bashkëpunimi i supermodeles me “Fundjavë Ndryshe” ka nisur tre vite më parë. Duke zhvilluar një sërë aktivitetesh brenda dhe jashtë vendit. Bamirësia e të cilëve, sot i ka dhënë buzëqeshje mijëra familjeve.
Bamirësia nuk të varfëron!
Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.