Mes maleve dhe në mëshirë të fatit, 8 jetimë apel për ndihmë: Nuk di çfarë sëmundje kam

Mes pemëve të larta dhe gjelbërimit që duket se ka pushtuar rrugët, ndodhet fshati Sinë, në Dibër. Vendi ku shumë historianë janë të bindur se ka lindur edhe heroi kombëtar Skëndërbeu. Por, pavarësisht pasurisë historike dhe bukurisë natyrore, ka edhe histori pikëlluese. I tillë është edhe rrëfimi i familjes Bardhi. E cila katër vite më parë humbi kryefamiljarin, në rrethana tragjike.

“Jemi nëntë persona dhe e vetmja e ardhur është një asistencë prej 80 mijë lekësh. Por, me kaq para nuk përballohet dot jetesa.”

Elibiona, gëzimi i parë i familjes kur ishte në moshë të vogël kaloi temperaturë të lartë, gjë që i solli probleme të rënda shëndetësore. Por, Fluturimja edhe sot, 22 vite më vonë ende nuk e di se çfarë problemi ka vajza. Pasi, nuk ka mundur kurrë ta vizitojë.

Ëndrra e tetë fëmijëve është të shkollohen, por pamundësia ekonomike ia ka prerë këtë shpresë. Duke i lënë robër të varfërisë.

Të mjerë dhe të braktisur nga të gjithë, e ardhmja për 8 jetimët duket shumë e errët. Në çdo lutje i përgjërohen Zotit për një të nesërme ndryshe.

Këta fëmijë kanë nevojë më shumë se kurrë për ndihmën tonë. Të bëhemi bashkë t’u ndryshojmë jetën e t’i japim shpresë.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë