| Contact Us: +355 68 808 9999

“Mbledh kanaçe për të ngrënë bukë”, 8-vjeçari ka nevojë urgjente për ndihmën tonë

Fshati Dërstil, në komunën e Gjinarit është një fshat plot me histori dhe trashëgimi të pasur. Por, për një familje koha ka ndalur, varfëria e tejskajshme i ka zhytur në mjerim. Në rrugë si çdo herë ndodhet Kejsi, i cili me thesin e gërrisur kërkon për kanaçe.

“Kur iki me mamin për dru, mbledh e kanaçet që hedhin nëpër rrugë. Unë i marr, i fus në thes dhe i sjell te shtëpia.  Kur vjen ai që blen lulet, i dal vetëm te rruga dhe i shes. E lash shkollën që të mblidhja kanaçe, që t’i shes e të marr ndonjë lekë. Po bëra shtëpinë, do shkoj në shtator. Nëse nuk e bëj, nuk do të shkoj.”

Jetojnë në një dhomë të vogël e të rrënuar, me jetën që i rrezikohet çdo ditë.

“Kemi frikë se mos na bie tavani në kokë, sepse kjo dhoma është e prishur, gropa-gropa. Macja hyn nga dritarja se mami nuk ka ku të gjej xhamë që ta mbyllë, sepse nuk ka asnjë lekë. Kur nuk kishim tavolinë, hanim bukë në çimento. Vetëm në çimento hanim bukë me sherbet.”

Ndërsa kryefamiljari nuk është në gjendje të punojë, e gjithë pesha bie mbi Dritën.

“Burri është invalid, nuk kuptohet, nuk dëgjohet e as nuk flet. Kur mërzitet vjen të më godasë me thikë. Vetëm nga dajaku që kam marr, nga koka kam shumë dhimbje. Kurrizit mund t’ia lë nga pesha e drunjëve. Se nuk është e lehtë një grua të tërheqë qerret nga mali që të mbajë fëmijët me zjarr.”

Familja Dërstila ka nevojë urgjente për ndihmën tonë, në mënyrë që t’i sigurojmë një çati të sigurt. Dhe që Adela, Kejsi dhe Daniela të mos vuajnë më për bukën e gojës e të mos braktisin shkollën.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë