Pak ditë më parë publikuam rastin e familjes Bali në Lushnje dhe menjëherë reagimet kanë qenë të shumta. Idvana së bashku me tre vajzat jetime jetonin në kushte skandaloze.
Pas ndërrimit të jetës së kryefamiljarit disa muaj më parë, ato jetonin në një kasolle bagëtish të mbuluar me plasmas. Pa asnjë të ardhur, e vetmja mënyrë për të ngrënë një vakt ishte të dilnin e të mblidhnin lule.
Në një kohë shumë të shkurtër “Fundjavë Ndryshe” arriti t’i siguroj një apartament në qytet për Idvanën dhe vajzat e saj. Dhe ky do të jetë një fillim i ri për Fjorelën, Suelën, Ameljan, të cilat tashmë nuk do të shqetësohen për gjarpërinjtë apo insektet të hynë teksa flenë gjumë.
Po ashtu, stafi i fondacionit u kujdes edhe për gjetjen e një pune për Idvanën. Si edhe do të vazhdojnë me kujdesjen për plotësimin e çdo nevojë të familjes.
Ta gëzoni shtëpinë e re!