Ibrahimi ishte vetëm 4 vjeç, kur mamaja e tij zbuloi lajmin fatkeq që do i ndryshonte jetën. Djali i saj vuan nga tumori, e gjendja e tij ishte shumë e rënduar. Mjekët në Shqipëri i thanë se e vetmja mënyrë për të shpëtuar Ibrahimin ishte kryerja e një ndërhyrje kirurgjikale jashtë vendit. Por, për Nertilën kjo gjë ishte e pamundur. E divorcuar prej kohësh nga bashkëshorti, ajo ishte krejt e vetme në rritjen e tre fëmijëve.
Pak ditë më parë, me lot në sy ajo iu drejtua gjithë shqiptarëve ku kërkonte ndihmë për të shpëtuar Ibrahimin e vogël. Thirrjes për ndihmë të Nertilës, iu bashkua “Fundjavë Ndryshe”, e cila ngriti edhe fushatën për mbledhjen e të ardhurave për 7-vjeçarin.
Në një kohë shumë të shkurtër u arrit që të mblidhej shuma prej 40.000 eurosh, e cila nevojitet për kryerjen e operacionit. Ibrahimi së bashku me nënën e tij, u nisën drejt Turqisë ku edhe pritet që së shpejti të zhvillohet edhe ndërhyrja.
Faleminderit të gjithë bamirësve të cilët iu bashkuan apelit të bërë nga Nertila dhe djali i saj. Së bashku arritëm të japim shpresë.
Përditësim:
Ibrahimi vogël ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Turqi, ku vazhdon kimioterapinë dhe me një forcë të admirueshme është duke luftuar me sëmundjen.
Bamirësia nuk të varfëron!
Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.