Që kur ka lindur Rejani i vogël endet nëpër spitale, e vetmja mënyrë për të marr frymë është me anë të kësaj pompe oksigjeni. Ka 6 muaj që ka ardhur në jetë, por prej një anomalie në zemër, ai është në rrezik. Gjendja e tij është shumë kritike, ndërsa duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Shëndeti i tij sa vjen dhe përkeqësohet, ndaj nevoja është urgjente.
Por, për familjen e tij është e pamundur të sigurojnë operacionin e të birit. Të dy prindërit janë invalid e të pamundur ekonomikisht. Kryefamiljari nuk mund të flasë e dëgjojë, ndaj edhe e ka shumë të vështirë të punojë. Ndërsa, mamaja e tij ka probleme në këmbë, që ia bëjnë edhe ecjen shumë të vështirë. Familja jeton në një fshat të largët në Peshkopi.
E trembur, mamaja e tij lutet për ndihmë, e ka dritën e syve dhe e tmerron mendimi se diçka e rëndë mund të ndodhë. Shpresa e vetme për të shpëtuar djalin e tyre, je ti! Të bashkohemi për të ndihmuar Rejanin e vogël, i cili kërkon veç të jetojë.
Bamirësia nuk të varfëron!
Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.