Me lot në sy, 3 fëmijët e familjes Tafani kanë vetëm një dëshirë. Kërkojnë të kenë një krevat të ngrohtë, një çati të sigurt. Kaq pak ëndërrojnë të vegjlit, të cilët po rriten mes mjerimit. Ndërsa hallet i kanë nisur që në moshë të hershme, kanë harruar si të jenë fëmijë, por, mendojnë si të kujdesen për familjen.
“Shoh në ëndërr sikur këtë shtëpinë e shembim dhe kemi një të mirë, por kur zgjohem në mëngjes jemi prapë këtu. Kemi jetuar gjithë jetën tonë të kjo banesë dhe kam frikë se këtu do të vazhdojmë,” rrëfen e trishtuar Eralda, motra e madhe.
Një problem i lindur në këmbë, e ka bërë Gencin, kryefamiljarin të pamundur të kujdeset për familjen e tij. Edhe Suzana, një prej veshkave e ka jo funksionale dhe shëndeti i saj është i rënduar. Duke i bërë tre të vegjlit të ndjehen përgjegjës për të siguruar nevojat bazike.
“Ndjehem shumë keq, sepse unë si babai i tyre nuk po mundem dot që t’i siguroj diçka. Më dhemb në shpirt kjo gjë, por nuk kam çfarë të bëj. Nuk kemi të ardhura, gruaja është e sëmurë, me zor arrijmë të blejmë ilaçet për atë. Ndërsa unë kam nevojë të kryej një operacion, që shkon deri në 5 milion lekë. Por, për veten nuk jam duke menduar, dua veç fëmijët dhe gruan të kem mirë,” shprehet i prekur Genci.
Familja Tafani ndodhet para një gjendje shumë të vështirë, e ka të pamundur të sigurojë të nesërmen. Ndërsa shtëpia ku jetojnë është në kushte shumë të këqija. Ata kanë nevojë për ndihmën tonë, të bashkohemi për të qenë pranë 3 të miturve.
Bamirësia nuk të varfëron!
Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.