| Contact Us: +355 68 808 9999

Mjerim, 3 të moshuara luten për ndihmën tonë!

Në fshatin Grudë-Fushë, në Malësi të Madhe ka shumë pak familje të cilat vazhdojnë të jetojnë edhe sot. Të larguar kryesisht në emigim, apo për jetesë më të mirë, vendin e kanë zënë ndërtesa të rrënuara. Por, në një prej këtyre ndërtesave jetojnë tre motra të moshuara. Një histori e cila të rrëqeth sapo e dëgjon.

Mine dhe Dushe janë nga 76 dhe 72 vjeçe, por që në moshë të hershme ato janë diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor. Duke qenë kështu të pamundura për tu kujdesur për veten. E vetmja përkujdesje i ka ardhur nga motra e tyre e vogël, Zukja. Ajo ka sakrifikuar jetën e saj për të qenë pranë motrave, por edhe shëndeti i 64-vjeçares është rënduar së tepërmi.

Në moshë të thyer dhe pa asnjë të ardhur, dy motrat e mëdha çdo ditë dalin te varrezat e fshatit duke lypur për pak lëmoshë. Ndërsa banesa ku jetojnë është në gjendje skandaloze, duke mos i plotësuar as kushtet më minimale.

Tre të moshuarat nuk mund të vazhdojnë të jetojnë më në këto kushte të tmerrshme. Nevojitet ndihma e secilit prej jush, të bashkohemi për t’i lehtësuar pak dhimbjen.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë

Login

Register

terms & conditions