| Contact Us: +355 68 808 9999

I mungojnë 5 brinjë/ Adriana është në rrezik për jetën

Adriana është vetëm 14 vjeçe, por thuajse gjithë jetën e ka kaluar nëpër spitale. Ka lindur me një problem në shtyllën kurrizore dhe i mungojnë 5 brinjë. Kjo gjë ka rënduar së tepërmi gjendjen shëndetësore të Adrianës.

Përpos problemit në shtyllën kurrizore, shëndeti i Adrianës është vënë në rrezik edhe prej mushkrisë. Sipas mjekëve një nga mushkritë është prekur nga një infeksion dhe ka dalë jashtë funksionit. Adriana është duke mbijetuar vetëm me anë të oksigjenit.

Ndërsa është rritur me dhimbjen që sa vjen e i përkeqësohet, mjekët kanë bërë me dije se duhet të marrë urgjentisht një trajtim të specializuar. Por, në Shqipëri nuk janë kushtet e duhura, ndaj është e nevojshme të kurohet jashtë vendit.

Për familjen Malaj kjo është e pamundur, pasi kushtet ekonomike në të cilën ndodhen janë shumë të vështira. Jetojnë në Allkomemaj, një fshat i thellë malor në Tepelenë, e vetmja e ardhur është ndihma ekonomike që marrin.

Kryefamiljari i cili është po ashtu me shëndet të rënduar, e ka të pamundur të punojë. Ndërsa, Flutura mundohet të punojë në fshat, por të ardhurat e fituara nuk mjaftojnë as për të siguruar bukën e gojës.

Me lot në sy Adriana dhe nëna e saj i janë drejtuar “Fundjavë Ndryshe” dhe përgjërohen për ndihmë. Kërkojnë vetëm pak shpresë që edhe Adriana të jetojë.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Durrësi në fokus nga “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari takon zyrtarët e lartë për projektet sociale

“Fundjavë Ndryshe” ka zbarkuar në Durrës, për t’u njohur me problematikat sociale-ekonomike, e në të njëjtën kohë për tu koordinuar për familjet në nevojë....

“Fundjavë Ndryshe” pranë familjeve në nevojë, nis shpërndarja e veshjeve

Dyqani Rogers Tirana, për të tretin vit me radhë i është bashkuar nismës për ti qëndruar pranë familjeve në nevojë, me veshje të ngrohta....

Një jetë e re në shtëpinë e siguruar nga “Fundjavë Ndryshe”, Hajdari takon familjen në Fier

Me dhjetra familje në të gjithë Shqipërinë kanë siguruar një strehëz të ngrohtë nga “Fundjavë Ndryshe”, e cila nuk e ka lënë misionin fisnik...

Më Shumë