| Contact Us: +355 68 808 9999

4-vjeçarja vuan nga mungesa e oksigjenit në tru, familjarët kërkojnë ndihmë

Rohelia Llanaj është një tjetër rast i rëndë i trajtuar nga “Fundjavë Ndryshe”. Vajza 4-vjeçare nga Tepelena, ka mungesë oksigjeni në tru, duke ndikuar në shëndetin e saj.

Rohelia ka binjaken e saj e cila ka lindur shëndoshë e mirë. Binjakia e saj nuk e ka lejuar që të zhvillohet plotësisht, pasi ajo ka marrë të gjithë ushqimin e nevojshëm nga nëna.

Për fat të keq, ajo nuk lëviz dot, nuk qëndron dot në këmbë, nuk ri dot ulur. Po kështu, vuajtjet shtohen edhe më tej, pasi e ka të pamundur që të ushqehet vetë, e ndërsa komunikimi me familjarët është i pamundur pasi ajo nuk flet.

Të gjithë shërbimet ia kryejnë familjarët e saj. Një spital në Itali e ka pranuar si rast humanitar atë të Rohelia Llanajt.

Vajza do të kryejë një terapi 5-vjeçare në një spital në Itali, por shpenzimet e familjarëve janë të larta. Ndaj ata kërkojnë ndihmën e shqiptarëve, për të hequr shpenzimet e qëndrimit në Itali.

?Numrat e llogarisë:??
?Emri i llogarisë Fondacioni Fundjavë Ndryshe
?Emri i Bankës: Raiffeisen Bank
?SWIFT CODE – SGSBALTX
?0021184027 -EUR – AL61202110130000000021184027
?0041184027 -Pound-AL12202110060000000041184027
?0051184027 -CHF – AL94202110060000000051184027
?Numri i llogarisë në SHBA??
?Emri i llogarisë : FN Foundation
?Emri i Bankës : Chase Bank
?Account Number : 951130561
?Routing Number: 021000021

Media Contacts

More to explore

Më Shumë

Login

Register

terms & conditions