| Contact Us: +355 68 808 9999

“Të rinjtë ndihmojnë të varfërit”, televizioni prestigjioz gjerman jehonë ‘Fundjavë Ndryshe’

Për disa ditë, stafi i televizionit europian “Arte” ka qëndruar në Shqipëri për të bërë një dokumentar mbi fondacionin “Fundjavë Ndryshe”. Promo prej 5 minutash është transmetuar në disa media prestigjoze në Gjermani, Zvicër, Austri dhe Francë.

“Pa shkollë, pa edukim, pa shtëpi. Kjo nuk ndodh vetëm në kampe refugjatësh, por edhe në Shqipëri. Ku fëmijët jetojnë në kushte të vështira dhe nuk kanë pothuajse asnjë mundësi për një të ardhme. Them pothuajse sepse ndonjëherë ndodhin mrekulli të vogla, falë ndihmës së {“Fundjavë Ndryshe”}”, kështu është prezantuar promo në televizionin më të madh gjerman “Das Erste”.

Dokumentari i realizuar nga gazetari Dirk Schraeder është 30 minuta dhe jep një panoramë të gjerë të punës së fondacionit. Si edhe sfidat, vështirësitë, por mbi të gjitha përcjelljen e shpresës dhe ndryshimet e jetëve. Për 5 vite më radhë , me afro 12,000 vullnetarë, “Fundjavë Ndryshe” ka arritur të nxjerrë nga varfëria me mijëra familje. Duke çuar para çdo ditë misionin e saj.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë