| Contact Us: +355 68 808 9999

Sheh dritën e diellit pas 2 muaj e gjysmë në spital, Trojani ia doli mbanë

Trojani, vogëlushi nga Gjakova i cili vuante nga infeksioni sepsta, tashmë ia ka dalë mbanë pas shumë operacioneve. Trojani gëzon shëndet të mirë, e ndërsa ka qëndruar dy muaj e gjysmë në spital. Falë “Fundjavë Ndryshe” dhe bamirësve, djali tashmë do të nisë një jetë të re.

“Pas shumë operacioneve, dy muaj e gjysëm në spital, vogëlushi nga Gjakova ja doli. Trojani tani gëzon shëndet të mirë, falë kontributit tuaj. Faleminderit ZOT! Faleminderit të gjithë bamirësve! Faleminderit mjekëve. Të shkuara Trojan”.

Më herët, themeluesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari shkoi në Shkup, ku njoftonte se ishin mbledhur 20 mijë eurot e nevojshme për t’i ardhur në ndihmë Trojanit, i cili ndodhej në gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Në Shkup, për ti dorëzuar shumën 20.000 Euro babait të Trojanit. Lotët e babait për të birin i cili ndodhet në spital në gjëndje jo të mirë shëndetësore, prekën zemrat e shqiptarëve!

I urojmë vogëlushit nga Gjakova, të shkuara dhe inshallah bëhet mirë. Ju faleminderit të gjithë bamirësve”, shkruan Arbër Hajdari në rrjetin social Facebook.

Media Contacts

More to explore

Durrësi në fokus nga “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari takon zyrtarët e lartë për projektet sociale

“Fundjavë Ndryshe” ka zbarkuar në Durrës, për t’u njohur me problematikat sociale-ekonomike, e në të njëjtën kohë për tu koordinuar për familjet në nevojë....

“Fundjavë Ndryshe” pranë familjeve në nevojë, nis shpërndarja e veshjeve

Dyqani Rogers Tirana, për të tretin vit me radhë i është bashkuar nismës për ti qëndruar pranë familjeve në nevojë, me veshje të ngrohta....

Një jetë e re në shtëpinë e siguruar nga “Fundjavë Ndryshe”, Hajdari takon familjen në Fier

Me dhjetra familje në të gjithë Shqipërinë kanë siguruar një strehëz të ngrohtë nga “Fundjavë Ndryshe”, e cila nuk e ka lënë misionin fisnik...

Më Shumë