Kryefamiljari i familjes Rushiti humbi jetën në rrethana tragjike. Kushtet e vështira ekonomike e detyruan Rexhepin, 33 vjeç të shkonte të punonte në miniera, edhe pse e dinte rrezikshmërinë e lartë. Fatkeqësisht, në muajin tetor ai humbi jetën në një galeri kromi të mbyllur.
Duke lënë në mjerim Irenën, e cila gjendej krejt e vetme në rritjen e 3 fëmijëve të mitur të mbetur jetimë. Por, veç dhimbjes së madhe për humbjen e kryefamiljarit, ato gjendeshin në kushte shumë të rënda. Shtëpia në të cilën jetonin nuk ofronte as kushtet më minimale, ndërsa muret rrezikonin të binin.
Sapo u njoh me rastin “Fundjavë Ndryshe” ndërmori fushatën për ndihmë dhe në pak kohë u arrit ndërtimi i shtëpisë së re për Irenën e 3 fëmijët. Ndonëse mungesa e kryefamiljarit është shumë e fortë, për familjen ky është një fillim i ri. Një fillim me shpresa dhe ëndrra, sepse Irena së bashku me fëmijët e saj nuk janë më vetëm.
“Fundjavë Ndryshe” u kujdes edhe për punësimin e Irenës, e cila më parë mblidhte krom së bashku me fëmijët, derisa miniera u privatizua. Por, tashmë ditë më të mira do të vijnë për familjen Rushiti.
Ta gëzoni shtëpinë e re!
Bamirësia nuk të varfëron!
Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.