Ju përgjigjëm thirrjes së Ambasadës së Ukrainës, të cilët nisën një fushatë për të dërguar ndihma drejt Ukrainës!
Dje nisëm një sasi ndihmash emergjente si rrobat për fëmijë, krevatë portativë, batanije etj, si mbështetje për qindra fëmijë e prindër ukrainas.
Ne shqiptarët e dimë mirë se çdo të thotë lufta, sepse kemi jetuar me dhimbjen e madhe të vëllezërve e motrave tona në Kosovë.
Urojmë që kjo luftë të mbarojë sa më shpejt!