COVID-19/ “Fundjavë Ndryshe” shpërndan ndihma ushqimore në të gjithë Shqipërinë

0
502

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, qytetarët shqiptarë janë izoluar në shtëpitë e tyre. Ky proces paraqet shumë vështirësi për familjet në nevojë, të cilët e kanë të pamundur të përmbushin nevojat e tyre bazike ushqimore. Fundjavë Ndryshe prej ditësh është në terren, duke punuar për realizimin e shpërndarjes së ndihmave ushqimore në të gjithë Shqipërinë, si dhe produkteve të higjienës, që janë më shumë se të nevojshme këto ditë.

Deri më tani, numri i familjeve të ndihmuara ka kaluar 8000, ndërkohë që pritet që në ditët në vijim ky numër të rritet. Kemi zgjedhur të jemi pranë njerëzve të varfër në këto ditë të vështira, pasi besojmë se tani më shumë se kurrë ata kanë nevojë për ne!