COVID-19/ Apel për të ndihmuar familjet në nevojë!

0
498

Pas një fatkeqësie të madhe natyrore të para pak muajve, Shqipëria po përballet sot me një Emergjencë Shëndetësore që për tu kaluar kërkon kurajë, dashamirësi por edhe ndihmë. Do të donim të ndihmonim popullin shqiptar në këto ditë të vështira, ku virusi Covid 19 është kthyer në një rrezik jetik për shumë njerëz, ndaj kemi vendosur të bashkojmë shqiptarët për të mbledhur kontribute.

Ndihmat tona do të jenë:

– Pako ushqimore për t’i shpërndarë në familjet e vetë karantinizuara;

– Materiale higjeno sanitare; maska, dezinfektues, anti bakterial;

Çdo kontribut i juaji është shpresë për popullin shqiptar, që në këto ditë të vështira ka nevojë për ndihmë!