| Contact Us: +355 68 808 9999

Lajme të mira/ Realizohet shuma për operacionin e Xhesit

Që prej prezantimit të rastit të Xhesit 3 javë më parë, reagimet kanë qenë të shumta. Rrëfimi i trishtë i 8-vjeçares, e cila kërkonte ndihmë për tu shëruar, bëri që një numër i madh njerëzish të mobilizoheshin. Pasi “Fundjavë Ndryshe” nisi fushatën, u arrit që në një kohë të shkurtër të mblidhej shuma për kryerjen e operacionit të Xhesit.

8-vjeçarja ka lindur me skolizë, një sëmundje që sjell deformimin e shtyllës kurrizore dhe që me kohën rëndohet duke i vënë jetën në rrezik. E vetmja shpresë është një ndërhyrje kirurgjikale, e cila realizohet jashtë vendit. Por, kushtet e vështira ekonomike ia bënin të pamundur familjes të kryenin operacionin.

Themeluesi i “Fundjavë Ndryshe” njoftoi me anë të një postim në rrjete sociale, se shuma e nevojshme prej 17 mijë eurove është realizuar. Dhe se shumë shpejt pritet që Xhesi t’i nënshtrohet operacionit, e cila është një ndërhyrje shumë e vështirë.

Jam gëzuar shumë që sot u realizua shuma për operacionin e vajzës 8 vjeçare që është rritur jetime, të bukurën Xhesi!…

Gepostet von Arbër Hajdari am Montag, 28. September 2020

“Jam gëzuar shumë që sot u realizua shuma për operacionin e vajzës 8 vjeçare që është rritur jetime, të bukurën Xhesi! Tani lutemi për ty Xhes, që operacioni të ecë mbarë, Zoti qoftë me ty. Faleminderit nga zemra të gjithë bamirësve,” shkruan Hajdari.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.

 

Media Contacts

More to explore

Më Shumë

Login

Register

terms & conditions