| Contact Us: +355 68 808 9999

4 fëmijë jetojnë në çadër/ Surpriza e Emina Cunmulaj për familjen Poçi

Zv. presidentja e “Fundjavë Ndryshe”, Emina Cunmulaj, ka dhënë një lajm të jashtëzakonshëm në “Historia e Fundjavës” në Klan Plus. Pasi u njoh në studio me apelin e familjes Poçi, ajo mori përsipër t’i ndihmojë ata dhe t’i ndërtojë shtëpinë.

Familja jeton në fshatin Hotolisht në Librazhd. Një incident në moshën 2-vjeçare ka bërë që Arbeni, kryefamiljari të dëmtojë njërën dorë. Një dëmtim që e ka penguar gjithë jetën, duke e bërë të pamundur të punojë dhe kujdeset siç duhet për familjen e tij.

Pamundësia ekonomike e ka detyruar që së bashku me bashkëshorten dhe 4 fëmijët të jetojnë në çadër. Në kushte shumë të rënda, ata duhet të rriten, ushqehen dhe edukohen aty.

“Kemi një vit e gjysmë rrimë në çadër, aty bie shiu brenda. Fëmijët nuk e përballojnë dot, por e keqja nuk paska fund”, thotë bashkëshorja e Arbenit.

Pavarësisht problemeve, Arbeni mundohet të punojë. Çdo ditë ai del të mbledhë bimë medicinale, por paratë e mbledhura nga shitja e tyre nuk mjaftojnë për të ushqyer fëmijët.

E prekur nga kjo histori e mes lotëve, Emina shtoi se nuk është normale që ata fëmijë të rriten në çadër, ndaj edhe ndihma e saj do jetë e pakursyer.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë

Login

Register

terms & conditions