| Contact Us: +355 68 808 9999

4 çmime mirënjohëse, “Fundjavë Ndryshe” vlerëson kontributin e bamirësve

Në prag të përfundimit të fundvitit, “Fundjavë Ndryshe” ka organizuar një ceremoni ku janë shpërndarë disa çmime vlerësuese. E kthyer tashmë në një traditë, fondacioni ndau katër çmime të rëndësishme për mbështetjen e kauzave sociale në shoqëri, duke akorduar “Titullin e Mirënjohjes”. Në fokus ishte ndihma dhe kontributi i dhënë gjatë emergjencës së tërmetit të 26 nëntorit, ku me mijëra persona iu bashkuan thirrjes për bashkim nga “Fundjavë Ndryshe”.

Ndërsa vlerësimi shkon për çdo person dhe biznes që dhanë ndihmën e tyre, kontribut të jashtëzakonshëm kanë dhënë këngëtari i mirënjohur nga Kosova, Mozzik. Në bashkëpunim me “Fundjavë Ndryshe”, këngëtari iu bashkua fushatës për mbledhjen e të ardhurave nga të gjithë shqiptarët për t’iu gjendur pranë familjeve të prekura.

Po ashtu edhe kompanitë ndërkombëtare, si Amazon, e cila dërgoi disa kamionë me ndihma në Qendrën e Solidaritetit, për t’u shpërndarë më pas nga stafi i “Fundjavë Ndryshe”.

Ndihmë shumë të madhe ka dhënë edhe kompania e njohur Philip Morris, e cila në bashkëpunim me “Fundjavë Ndryshe” kanë dhuruar disa shtëpi për personat të cilën mbetën në mes të katër rrugëve.

Një çmim tepër i veçantë ishte për një vajzë të re, e cila me humanizmin e pakushtëzuar i emocionoi të gjithë. Mia Mehmedi u njoh me rastin e Lulzimit dhe dy fëmijëve të tij të prekur nga një sëmundje e rëndë e veshkave dhe kërkonin ndihmë për t’u kuruar në Itali.

Në atë kohë, Mia kontaktoi me “Fundjavë Ndryshe” dhe u shpreh e gatshme për të dhuruar veshkën e saj. Për këtë gjest frymëzues dhe për kontributin e dhënë ndaj njerëzve në nevojë, fondacioni në shenjë mirënjohje i akordoi “Titullin e Mirënjohjes”.

Në ndryshim nga vitet e mëparshme, “Fundjavë Ndryshe” e organizoi ceremoninë virtualisht për të respektuar rregullat e vendosura prej situatës së rënduar nga pandemia.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë