U larguan nga fshati pasi u shemb shtëpia, por në Tiranë zbuluan varfërinë më të madhe

0
430

Vjollca dhe Idrizi, u larguan nga fshati Zapod i Kukësit së bashku me tre fëmijët e vegjël pasi shtëpia ku jetonin u shemb. Me shpresën për një jëtë më të mirë u shpërngulën në fshatin Çerkezë, Tiranë. Kur erdhën në Tiranë ata jetonin në një kasolle të shkatërruar në majë të një kodre, pa elektricitet dhe krejt të vetëm, pa asnjë të ardhur. Me varfërinë që i kishte mposhtur dhe pamundësisë për të siguruar bukën e përditëshme, jeta për to u bë një makth. Ditët e netët kalonin në terr dhe uri.
Fatmirësisht në më pak se 48 orë arritëm të strehojmë familjen Mani nga Cekreza!