Pas një kalvari dhimbjesh, fillon një jetë e re për Rudinën dhe vajzat e saj

0
537

Në vitin 2008, kryefamiljari i familjes Masati ndërron jetë për shkak të një aksidenti në punë, duke lënë të vetëm bashkshorten Rudinen dhe dy vajzat e vogla Melisën 5 vjece dhe Klarisën 3 vjece. Pas një kalvari të gjatë vuajtjesh, vështirësish dhe pamundesive ekonomike për te patur një banesë të tyren familja detyrohet të strehohet tek babai i kryefamiljares në Grabian, një fshat i thelle i Lushnjes. Dhoma ku jetuan për vite kishte lageshtirë dhe ishte e amortizuar duke e bërë atë njelë strehë të papërshtatshme për jetesë. Për më tepër familja nuk kishte as tualet për nevojat personale, saqë ishin të detyruar të përdorin atë të shtepisë ngjitur. Por mëngjesin e datës 24 Shtator kjo familje u suprizua me një apartament të ri në një kompleks cilësor në qendër të Fierit.