Të rinjtë bashkohen pranë ‘Qendrës së Solidaritetit’: Dhuro gjak, shpëto jetë

0
441

Fushata e dhurimit të gjakut e nisur nga fondacioni “Fundjavë Ndryshe” vazhdon të ndihmojë me qindra njerëz. Është një prej fushatave më të gjata e cila vazhdon të gjejë përkrahje çdo ditë e më shumë. Pasi numri i lartë i qytetarëve të cilët dhurojnë gjak sa vjen edhe rritet. Si pasojë e rritjes së ndërgjegjësimit të gjithë shqiptarëve.

Kësaj radhe, fushata u organizua pranë Qendrës së Solidaritetit, të ‘Fundjavë Ndryshe’. Ku me dhjetëra të rinj u bashkuan për të dhuruar gjak në ndihmë të bankave të gjakut në të gjithë vendin.

Pasi të sëmurët me talasemi, shpesh qëndrojnë një muaj pa marr gjak, ose marrin veç një flakon gjak. Duke iu rrezikuar së tepërmi shëndeti i tyre, ndaj për ta është më shumë se një akt human.

Dhurimi i gjakut shpëton një jetë. Dhe është detyrimi ynë moral t’u qëndrojmë pranë njerëzve në nevojë në çdo lloj mënyre.

“Dhuro gjak, dhuro jetë!”