| Contact Us: +355 68 808 9999

Rrezikonin t’i binin dërrasat në kokë/ Marrin fund vuajtjet për familjen Vrioni

Familja Vrioni jetonte në Vorë në një shtëpi të rrënuar. Kryefamiljari Sabriu është i sëmurë me diabet dhe probleme në zemër, duke e bërë të paaftë për punë. Por, përsëri ai ishte i gatshëm kurdoherë kur e thërrisnin për çdo punë fizike, edhe pse shëndeti i tij nuk e lejonte. Pasi ishte e vetmja mënyrë të siguronte bukën e gojës familjes për vetë.

Ndërsa tërmeti i nëntorit ia shkatërroi plotësisht banesën. E prej atëherë dy vajzat e vogla, çdo natë e kalonin me frikën se do t’i binin dërrasat në kokë.

Por, tanimë ato ditë kanë marr fund. “Fundjavë Ndryshe” në bashkëpunim me kompaninë Philip Morris iu dhuroi atyre një shtëpi të re në qytetin e Durrësit. Lajmin e ka bërë të ditur themeluesi i fondacionit, Arbër Hajdari, i cili ka shtuar se përkujdesja do të vazhdojë. Qoftë me nevojat mjekësore të prindërve, mundësinë për punë, po ashtu edhe shkollimin e dy vajzave të vogla. Jeta e të cilave nuk rrezikohet më prej kushteve të tmerrshme ku jetonin. Por, për ato dhe prindërit e tyre, ky është një fillim i ri më i lumtur.

Ta gëzoni shtëpinë e re!

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Durrësi në fokus nga “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari takon zyrtarët e lartë për projektet sociale

“Fundjavë Ndryshe” ka zbarkuar në Durrës, për t’u njohur me problematikat sociale-ekonomike, e në të njëjtën kohë për tu koordinuar për familjet në nevojë....

“Fundjavë Ndryshe” pranë familjeve në nevojë, nis shpërndarja e veshjeve

Dyqani Rogers Tirana, për të tretin vit me radhë i është bashkuar nismës për ti qëndruar pranë familjeve në nevojë, me veshje të ngrohta....

Një jetë e re në shtëpinë e siguruar nga “Fundjavë Ndryshe”, Hajdari takon familjen në Fier

Me dhjetra familje në të gjithë Shqipërinë kanë siguruar një strehëz të ngrohtë nga “Fundjavë Ndryshe”, e cila nuk e ka lënë misionin fisnik...

Më Shumë