| Contact Us: +355 68 808 9999

Ndodh mrekullia! 3-vjeçari shkon pa shenja jete në spitalin e Sarandës pasi rrezikoi mbytjen, mjekët e shpëtojnë

Një shprehje e vjetër popullore thotë se jetëgjati nuk bëhet kurrë jetëshkurtër! Një mrekulli ka ndodhur me një 3-vjeçar, i cili kishte shkuar pa shenja jete në spitalin e Sarandës, ku kishte rrezikuar mbytjen.

Djali i vogël nga Tirana kishte mbërritur në urgjencën pediatrike të Sarandës pa frymëmarrje dhe pa vetëdije. Falë ndërhyrjes së shpejtë të bluzave të bardha, 3-vjeçari është kthyer në jetë. Mjekët i kanë vendosur menjëherë oksigjen dhe sonde nazogastrike, për të nxjerrë ujin e aspiruar.

I mituri, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, do dërgohet për ndjekje e trajtim të mëtejshëm në QSUT me helikopter.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë

Login

Register

terms & conditions