Natën e 26 nëntorit kur ra edhe tërmeti shkatërrimtar, Lindita ndodhej e vetme në shtëpi, së bashku me katër fëmijët. E trembur, vetëm, por me forcën e një nëne ajo arriti t’i nxjerrë fëmijët e mitur jashtë banesës. Prej shumë kohësh, Lindita kishte probleme të shumta me bashkëshortin. Pasi ky i fundit e dhunonte në mënyrë periodike. Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” në bashkëpunim me “Gjonaj Group Holding” i erdhën në ndihmë familjes Bala, duke e strehuar tashmë në një shtëpi të ngrohtë dhe të sigurt.