Familjes Huqi iu dogj shtëpia, babai ndërroi jetë dhe la dy jetimë…

0
511

Familjes Huqi iu dogj shtëpia. Babai i paralizuar nuk mundi të dilte dhe ndërroi jetë. Ai la pas bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët 4 dhe 6 vjec. Kur i kontaktuam ata ishin në një gjendje të tmerrshme psikologjike. U munduam të bënim më të mirën dhe i siguruam një shtëpi të re familjes që kishte humbur kryefamiljarin e saj. Për fëmijët jeta nisi edhe njëherë. Tashmë ata kanë shtëpinë e tyre dhe një mundësi për të jetuar si gjithë të tjerët.