| Contact Us: +355 68 808 9999

Kurs i gjuhës së huaj në “Fundjavë Ndryshe”, një hap para për 65 fëmijë

Me një ftesë nga organizata ASSO, themeluesi i fondacionit të bamirësisë “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, është pritur nga të rinj e të reja, në një atmosferë mjaft të ngrohtë në Detroit.

Kjo ftesë është mirëpritur me mjaft dashamirësi nga drejtori ekzekutiv i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, ku përtej shkëmbimit të mendimeve qëndron pas edhe një kontribut për fëmijët shqiptarë.

Muaj më parë ata kanë organizuar një mbrëmje bamirësie, e cila u konkludua me të ardhura, të cilat janë financuar në një klasë të re për kursin e gjuhës së huaj.

Ky investim është për një periudhë një vjeçare në Qendrën e Solidaritetit “Fundjavë Ndryshe”.

Në klasën e re do të mësojnë 65 fëmijë. Ata do të ndjekin procesin e rregullt mësimor gjatë gjashtë ditëve të javës, duke u dhënë mundësinë që të integrohen dhe me botën jashtë.

Ja se çfarë shkruan Arbër Hajdari:

Në Detroit, me ftesë nga organizata ASSO.

Kënaqësi e veçantë të takohem me të rinj e të reja që kanë sakrifikuar shumë për të ardhur dhe studiuar në SHBA. Disa muaj më parë ata kanë organizuar një mbrëmje bamirësie dhe kanë vendosur që të financojnë një klasë të re për kursin e gjuhës së huaj, për një vit në Qendrën e Solidaritetit Fundjavë Ndryshe.

Në klasën e re do të mësojnë 65 fëmijë, 6 ditë të javës. Faleminderit për mikpritjen.

Media Contacts

More to explore

Durrësi në fokus nga “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari takon zyrtarët e lartë për projektet sociale

“Fundjavë Ndryshe” ka zbarkuar në Durrës, për t’u njohur me problematikat sociale-ekonomike, e në të njëjtën kohë për tu koordinuar për familjet në nevojë....

“Fundjavë Ndryshe” pranë familjeve në nevojë, nis shpërndarja e veshjeve

Dyqani Rogers Tirana, për të tretin vit me radhë i është bashkuar nismës për ti qëndruar pranë familjeve në nevojë, me veshje të ngrohta....

Një jetë e re në shtëpinë e siguruar nga “Fundjavë Ndryshe”, Hajdari takon familjen në Fier

Me dhjetra familje në të gjithë Shqipërinë kanë siguruar një strehëz të ngrohtë nga “Fundjavë Ndryshe”, e cila nuk e ka lënë misionin fisnik...

Më Shumë