Kompania Nokia i bashkohet nismës së “Fundjavë Ndryshe”, ndihma për nevojtarët dhe stafin mjekësor

Në një kohë kur bamirësia është më e nevojshme se kurrë, “Fundjavë Ndryshe” është duke vazhduar me shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë. Pako të ndryshme me ushqime, produkte të higjenës dërgohen çdo ditë në qindra nevojtarë në të gjithë vendin.

Kësaj nisme të “Fundjavë Ndryshe” i janë bashkuar edhe shumë biznese, të cilat kanë dhënë kontributin e tyre. Një ndër to është kompania ndërkombëtare Nokia, e cila operon në Shqipëri prej disa vitesh.

Kompania e mirënjohur ka dhuruar fonde te fondacioni “Fundjavë Ndryshe”, me qëllim lehtësimin e problemeve që po përballet komuniteti ynë. Por, veç shpërndarjes së pakove ushqimore për njerëzit në nevojë; është menduar edhe për stafin mjekësor të Spitalit “Shefqet Ndroqi”. Ndër ndihmat e shpërndara janë edhe mjete mbrojtëse mjekësore.

“Përmirësimi i jetës së njerëzve, është Misioni i Nokia-s. Ne mendojmë për njerëzit në komunitetin tonë, për ata të cilët po bëjnë një punë të palodhshme për të ndihmuar të tjerët në këto kohë të vështira. Ndaj donacione të tilla janë pjesë e përgjegjësisë shoqërore të kompanisë,” është ky mesazhi i kompanisë.

Ndërkohë “Fundjavë Ndryshe” është duke vijuar pa ndalur me operacionin humanitar në të gjithë Shqipërinë.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë