Presidenti Moisiu viziton Qendrën e Solidaritetit

Një prej ndjekësve më besnikë të aktivitetit të “Fundjavë Ndryshe”, presidenti Alfred Moisiu ka vizituar së fundmi ambientet e Qendrës së Solidaritetit. Drejtuesi i fondacionit, Arbër Hajdari ka prezantuar objektet e rindërtuara dhe punimet për fazën e dytë. Që përfshijnë realizimin e qendrës shëndetësore, bibliotekës, për të vijuar me projektin e madh të ndërtimit të shkollës profesionale.

Ndërsa presidenti Moisiu vlerësoi ecurinë dhe vullnetin e ekipit të “Fundjavë Ndryshe”, për të sjellë ndryshime rrënjësore në shoqërinë shqiptare.

“Është një objekt ushtarak të cilin unë e kam vizituar disa herë kur punoja në ushtri. Isha në dijeni të këtij projekti nga “Fundjavë Ndryshe”, por po shoh që keni bërë një përparim të papritur. Në kuptimin e ritmeve të ndërtimit, kujdesit dhe estetikës. Është një nisëm jo vetëm vullnetare, por e ndërtuar edhe në mënyrë bashkëkohore.”

“Vendi ynë dihet që është në gjendje të keqe dhe pjesa më e madhe e popullsisë është me ekonomi të dobët. Ndaj edhe ndihma që ju jepni është për tu lavdëruar. Në mënyrë të veçantë pas tërmetit, ku keni dhënë një kontribut shumë të veçantë.

Politika ka abuzuar dhe ajo duhet të marr shembull nga “Fundjavë Ndryshe”; se si mund të punohet kur njeriu ka ndërgjegje të pastër. Mbi të gjitha ka dëshirë të vërtetë që t’i shërbejë vendit dhe popullit të tij.”

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë