| Contact Us: +355 68 808 9999

Hajdari flet për emisionin e ri: Synojmë të shtojmë modelet e suksesit

Pak kohë më parë drejtuesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari njoftoi nisjen e një programi të ri televiziv. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale Hajdari bëri me dije se emisioni do të kishte në fokus histori të ndryshme njerëzore. I quajtur “Historia e Fundjavës” formati më i ri do të transmetohet në emisionin “Historia ime” në Tv Klan.

Për të folur më gjatë mbi këtë projekt, Hajdari ishte i ftuar në puntatën e parë të emisionit. Në studio së bashku me Mirela Milorin, ai foli mbi shtrirjet e tematikave që do të trajtohen përgjatë gjithë sezonit televiziv. Ndërsa paralajmëroi që e diela e parë e emsionit, në 14 shtator do të nisë me një histori të gëzuar.

“Ne kemi menduar që në emision të trajtojmë disa histori. Ato do të fillojnë nga historitë njerëzore të trishta reale. Do të jenë historitë e atyre njerëzve të ndershëm të këtij vendi, për të cilët nuk ka shumë informacion se ku ndodhen. Por, ne i kemi gjetur ata dhe njëkohësisht ka edhe nga ata që na kanë gjetur.”

Në fjalën e tij, drejtuesi i fondacionit shtoi se nuk do të ketë vetëm histori të trishta, por do të ketë edhe shumë raste suksesi, veçanërisht të të rinjve. Me qëllimin e vetëm që të kemi sa më shumë modele suksesi.

“Po ashtu emisioni do të shtrihet edhe në disa këndvështrime të tjera, siç është promovimi i të rinjve e të rejave. Janë raste të njerëzve që kanë vendosur të qëndrojnë në Shqipëri, janë të suksesshëm në atë që bëjnë. Dhe ne duam që t’i përçojmë modelet e tyre të suksesit në këtë emision. Pasi modeli krijon modelin dhe e gjithë shoqëria shqiptare, rinia kryesisht të ndjekë modelin e tyre në rrugën e suksesit.”

Paralelisht “Fundajvë Ndryshe” vazhdon me aktivitetin e përditshëm, atë të shpërndarjes së ndihmave. Në një kohë kur prej nisjes së bllokimit prej pandemisë në vend e deri më sot, nuk është ndaluar asnjë ditë nga fondacioni. Siç edhe Hajdari e parashtroi në fjalën e tij, pandemia ka ndikuar shumë në ekonominë e familjeve shqiptare. Për këtë arsye është shumë e rëndëishmë të vazhdohet ndihma për ato, veçanërisht për nevojat bazike që shumë familje kanë.

“Që në ditët e para të pandemisë në Shqipëri, kur filloi ai bllokimi i madh e deri tani, sigurisht që puna jonë është vështirsuar. Për shkak edhe të rritjes së numrit të njerëzve që kanë nevojë. Ato nevoja bazike dhe emergjente, siç është ushqimi apo higjena.

Dhe grupmosha që kishte më shumë nevojë për ndihmë, ishte mosha e tretë. Kemi organizuar shpërndarje masive në rang kombëtar, tonelata ndihmash janë shpërndarë në të gjithë Shqipërinë. Aktivitete që vazhdohen të bëhen, trokitet në çdo derë ditë për ditë.”

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë