| Contact Us: +355 68 808 9999

“Fundjavë Ndryshe” inaguron shtëpitë e para të tërmetit

Shtëpitë e para për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit janë gati. Lajmin e ka bërë të ditur drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ai ka dhënë lajmin e mirë për 10 familjet e para që priten të hyjnë në shtëpitë e tyre të reja.

Tërmeti i 26 nëntorit solli humbjen tragjike të 51 personave dhe mijëra familje vazhdojnë të qëndrojnë nëpër çadra, pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan. Për këtë arsye “Fundjavë Ndryshe” është duke punuar intensivisht që të bëhet sa më shpejt strehimi i tyre.

Hajdari bëri me dije se brenda pak ditëve do të bëhet edhe dorëzimi i shtëpive të para, teksa shumë shpejt pritet të ketë inagurime të reja. Drejtuesi i fondacionit tha se brenda 2 muajve do të jenë gati edhe 30 shtëpi të tjera.

Shtëpitë janë nga 109 m2 secila, të organizuara mjaft mirë. Gjysma e tyre ndodhen në Tiranë e pjesa tjetër në Durrës. Në momentin e dorëzimit të çelsave familjeve do t’i jepet edhe dokumanetacioni i shtëpisë.

“Nuk gjej fjalë për të falenderuar nga zemra donatorët që e bën të mundur. Ashtu siç kemi premtuar, në çdo video të inagurimit, do të vendosim emrat e donatorëve. Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët!,” ka mbyllur njoftimin e tij Hajdari.

Njëkohësisht fondacioni është duke punuar për shpërndarjen e ushqimeve dhe produkteve bazike te qindra familje çdo ditë. Me qëllimin e vetëm për të qenë pranë çdo personi në nevojë.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë