| Contact Us: +355 68 808 9999

Fitër Bajrami, “Fundjavë Ndryshe” shtron drekën për familjet në Vaqarr

Stafi i “Fundjavë Ndryshe” së bashku me Arbër Hajdarin, kanë shtruar një drekë për Bajram për 20 familje të cilat jetojnë në lagjen e ngritur në Vaqarr. Themeluesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, ka qenë pranë banorëve, duke festuar Fitër Bajramin. Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit pas 30 ditëve të agjërimit, në muajin e shenjtë të Ramazanit. Me rastin e kësaj dite shumë të rëndësishme në kalendarin fetar mysliman, “Fundjavë Ndryshe” organizoi një drekë për ta, duke u dhuruar sërish buzëqeshje e ngrohtësi.

“Në kompleksin e ndërtuar nga ju, përmes “Fundjavë Ndryshe”, për të dëmtuarit nga tërmeti.

Së bashku në drekën e Bajramit. Gëzuar”, shkruan kreu i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari.

Ndonëse moti nuk ishte në favor të tyre, “Fundjavë Ndryshe” kishte menduar edhe për këtë detaj, duke ngritur çadrat. Vullnetarët kishin marrë me vete edhe lodrat për fëmijët, duke u’a bërë këtë ditë edhe më speciale.

Kjo ditë ishte me një simbolikë të veçantë, pasi “Fundjavë Ndryshe” ka lindur në drekën e Bajramit, 6 vite më parë.

Vitin e shkuar, 20 familje u pajisën me banesat përkatëse. Kryefamiljarët morën çelësat e shtëpive, si një premtim i mbajtur pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019. Familjet janë strehuar në banesa të reja, me kushtet më të mira, por edhe me të gjithë infrastrukturën e nevojshme.

Media Contacts

More to explore

Durrësi në fokus nga “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari takon zyrtarët e lartë për projektet sociale

“Fundjavë Ndryshe” ka zbarkuar në Durrës, për t’u njohur me problematikat sociale-ekonomike, e në të njëjtën kohë për tu koordinuar për familjet në nevojë....

“Fundjavë Ndryshe” pranë familjeve në nevojë, nis shpërndarja e veshjeve

Dyqani Rogers Tirana, për të tretin vit me radhë i është bashkuar nismës për ti qëndruar pranë familjeve në nevojë, me veshje të ngrohta....

Një jetë e re në shtëpinë e siguruar nga “Fundjavë Ndryshe”, Hajdari takon familjen në Fier

Me dhjetra familje në të gjithë Shqipërinë kanë siguruar një strehëz të ngrohtë nga “Fundjavë Ndryshe”, e cila nuk e ka lënë misionin fisnik...

Më Shumë