| Contact Us: +355 68 808 9999

“Fëmijët janë motivi ynë”, Fundjavë Ndryshe feston 1 Qershorin shtëpi më shtëpi

Prej fillimit, qëllimi i “Fundjavë Ndryshe” është të jetë pranë më nevojtarëve. Atyre njerëzve të cilët janë të pamundur për të pasur një jetë të gëzueshme, atyre të cilët shpesh nuk kanë pasur edhe ushqim, apo strehë mbi kokë.

Por, ajo që na ka motivuar së tepërmi në gjithë këto vite, janë fëmijët. Lotët e tyre,  buzëqeshjet me trishtim, shikimi gjithë shpresë. Janë pikërisht çaste të vogla si këto që na kanë bërë të punojmë shumë për t’i dhënë një të ardhme më të bukur.

Edhe pse në kohë të vështira, edhe këtë 1 Qershor “Fundjavë Ndryshe” do të ishte pranë tyre për të festuar. Për shkak të distancimit social zgjodhëm të mos i bashkonim të gjithë fëmijët në aktivitete të shumta të planifikuara për ta. Por, ne shkuam në shtëpitë e tyre, për t’i gëzuar me dhurata, ushqime dhe lojëra të ndryshme.

Fëmijët janë dhurata më e shtrenjtë në jetë dhe për ta çdo ditë duhet të jetë një festë. Pasi ata meritojnë një të sotme të lumtur dhe një të nesërme plot shpresë.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Durrësi në fokus nga “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari takon zyrtarët e lartë për projektet sociale

“Fundjavë Ndryshe” ka zbarkuar në Durrës, për t’u njohur me problematikat sociale-ekonomike, e në të njëjtën kohë për tu koordinuar për familjet në nevojë....

“Fundjavë Ndryshe” pranë familjeve në nevojë, nis shpërndarja e veshjeve

Dyqani Rogers Tirana, për të tretin vit me radhë i është bashkuar nismës për ti qëndruar pranë familjeve në nevojë, me veshje të ngrohta....

Një jetë e re në shtëpinë e siguruar nga “Fundjavë Ndryshe”, Hajdari takon familjen në Fier

Me dhjetra familje në të gjithë Shqipërinë kanë siguruar një strehëz të ngrohtë nga “Fundjavë Ndryshe”, e cila nuk e ka lënë misionin fisnik...

Më Shumë