| Contact Us: +355 68 808 9999

“Edukojmë brezat e rinj me vullnetarizëm”, nxënësit e shkollës “Elitë” dhurojnë veshmbathje, lodra dhe libra

Nxënës të shkollës private “Elitë” në Tiranë, me ndihmën e mësueseve të tyre, i janë bashkuar nismës së “Fundjavë Ndryshe” duke dhuruar veshmbathje, lodra dhe libra për fëmijët të cilët nuk kanë mundësi ekonomike. Të dhurosh të bën qytetar më të mirë!

Të frymëzuar nga shprehja e Nënë Terezës: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, nxënësit dhanë kontributin e tyre.

Aktiviteti ka si synim ndërgjegjësimin e të gjithë nxënësve se të ndihmosh, fal lumturi e shpresë. Ky organizim kërkon aktivizimin vullnetar të të gjithë nxënësve, në mënyrë që t’u vijnë në ndihmë njerëzve në nevojë.

Të jesh njerëzor do të thotë të mendosh për tjetrin, të ndihmosh sa herë që mundesh dhe asnjëherë mos të kesh prirje drejt të ligës!

Media Contacts

More to explore

Më Shumë