| Contact Us: +355 68 808 9999

Sakrifikoi për vëllain e motrat jetimë/ “Fundjavë Ndryshe” i dhuron bursën ‘Elsa’

Historia e Pranvera Shahollit është tepër e dhimbshme. Në vitin 2018, familja e saj përjetoi një tragjedi. Babai vrau nënën duke lënë jetim 6 fëmijë. I ati u arrestua, ndërsa Pranvera u detyrua të kujdesej për motrat dhe vëllezërit më të vegjël.

Situata në familjen e tyre ishte e rëndë edhe para tragjedisë. I ati dhunonte vazhdimisht nënën, ndërsa kushtet ekonomike ishin të mjerueshme. Për këtë arsye, Pranvera ka qenë e detyruar që të punonte në moshën 14-vjeçare.

Por, pas vrasjes së nënës në vitin 2018, ishte fondacioni “Fundjavë Ndryshe” që u angazhua duke ndihmuar menjëherë Pranverën dhe motrat e vëllezërit e saj. Banesa e tyre u rikonstruktua nga e para me kushte bashkëkohore jetese.

Përgjatë gjithë kësaj kohe “Fundjavë Ndryshe” ka qenë pranë fëmijëve Shaholli. Për t’i ndihmuar me çdo nevojë të tyren, e për t’u ndjerë krenarë për sukseset e tyre. Pranvera, ashtu si edhe motrat e saj më të vogla, është një nxënëse e shkëlqyer, e cila pas shkollës punon çdo ditë për të mbajtur familjen e saj.

Ndërsa sot, Pranvera ka një tjetër arsye për t’u gëzuar. Ajo ka fituar një bursë të plotë studimi në UET, e cila i është dhuruar nga “Fundjavë Ndryshe”. Një bursë e cila mban një simbolikë shumë të veçantë. E treguar më së miri në emrin, e quajtur bursa “Elsa”.

“Unë sot doja që t’i jepja bursën e studimit, dhe ashtu siç e kemi deklaruar në Shtator, bursa që do të të japim quhet bursa Elsa. Ka këtë emër të një vajze që neve na ka ngelur peng për shkak se nuk jeton më. Ishte një vajzë e cila mësonte shumë dhe ishte me nota shumë të mira, perfekte në shkollë, dhe prandaj e kemi quajtur bursën Elsa,” u shpreh Arbër Hajdari.

Gjatë emisionit “Historia e Fundjavës”, Pranvera premtoi se do ta shfrytëzojë më së miri këtë bursë. Duke shtuar se aspiron që në të ardhmen të bëhet menaxhere. Ndërsa Hajdari bëri me dije se 19-vjeçarja do të jetë edhe kordinatore e “Fundjavë Ndryshe” për qytetin e Durrësit.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë

Login

Register

terms & conditions