Me hapa të ngadaltë edhe Shqipëria është duke dalë nga gjendja e jashtëzakonshme e shkaktuar nga COVID-19. Dhe prej muajit mars, kur u konfirmuan zyrtarisht edhe rastet e para të të prekurve, sytë ishin te bluzat e bardha. Ata u quajtën heronjtë që luftonin në vijë të parë me virusin e panjohur. Ndaj edhe solidarizimi ndaj tyre ka qenë shumë i rëndësishëm. Për këtë arsye, fondacioni “Fundjavë Ndryshe” veç familjeve në nevojë në gjithë Shqipërinë, i ka qëndruar pranë edhe stafit mjekësor.
Janë shpërndarë më mijëra produkte bazike, si ujë, kroasantë dhe lëngje të ndryshme. Po ashtu, edhe mjete mbrojtëse mjekësore, si përparse etj. Qëllimi i “Fundjavë Ndryshe” në këto ditë të vështira ishte të ndihmojë jo vetëm njerëzit në nevojë, por edhe të gjendej pranë stafit mjekësor.
Pëllumb Pipero, mjek infeksionist pranë QSUT-së falenderon kontributin e dhënë nga fondacioni “Fundjavë Ndryshe”. Duke e cilësuar një ndihmë të nevojshme për kërkesat e shtuara për përballimin e situatës nga koronavirusi.
“Në këtë situatë ishim të gjithë para një armiku të panjohur dhe natyrisht nuk na ka munguar ndihma e institucioneve shtetërore. Por, do të ishin jo plotësisht të mjaftueshme pa solidaritetitin dhe ndihmën e shumë institucioneve të tjera publike dhe jo publike.
Këtu do të doja të vlerësoja ndihmën e pakursyer të ‘Fundajvë Ndryshe’. Pas kontaktit të parë me z.Hajdari na janë gjendur dhe vazhdojnë të na gjenden pranë. Duke dhënë asistencën e tyre jo vetëm për personelin mjekësor, por edhe për të sëmurët. Ndaj, ndihma jo vetëm që ka qenë e mirëpritur, por edhe e nevojshme.”
“Fundjavë Ndryshe” vazhdon me misionin e saj për të ndihmuar në kalimin sa më të lehtë të kësaj situate të vështirë.
Bamirësia nuk të varfëron!