Shtëpia e familjes Harizi përmbytej sa herë që binte shi…

0
421

Familja Harizi nga Kamza jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike. Prej vitesh familja përmbytej pas cdo shiu që binte. Lagështira filloi të sëmurte gjithë pjestarët e familjes duke shkaktuar probleme të rënda shëndetësore. Pasi na kërkuan ndihmë ne së bashku me bamirësit mundëm të sigurojmë një shtëpi të re për familjen dhe ti japim mundësinë për ta nisur jetën edhe njëherë nga e para.