Jetonin në kushte mesjetare, bamirësit dhurojnë një shtëpi të re për familjen Bilali

0
513

Pesë pjestarët e familjes Bilali në Pezë jetonin në kushte të varfërisë ekstreme. Shtëpia e tyre ishte pa dyer dhe pa dritare, dhe gjatë dimrit jetesa bëhej shumë e vështirë. Tualeti ndodhej në një hapësirë të fushës, e mbuluar me batanije. Historia tronditëse e fëmijëve që rritesh në kushte ekstreme preku zemrat e të gjithë shqiptarëve, që dhuruan kontribute për të siguruar një shtëpi të re për familjen Bilali.