“Ëndrra ime më e madhe është të kem ushqim”, drama e varfërisë

0
556

Familja Shima është një nga familjet më të komentuara të Fundjavë Ndryshe, për shkak të vuajtjes së madhe të tre fëmijëve të vegjël të familjes. Varfëria në këtë familje ishte ekstreme dhe fëmijët i keqtrajtonin në shkollë. Ëndrra më e madhe për Gëzimin, Arbenin dhe Ergysin, ishte të ngopeshin me bukë e të kishin një shtëpi normale. Shumë shpejt zëri i tyre u dëgjua. Samir Mane, biznesmeni i njohur vendosi të dhuronte një shtëpi për ta. Tashmë fëmijët kanë nisur një jetë të re, babai punon dhe jeta për ta ka ndryshuar.