| Contact Us: +355 68 808 9999

“I impresionuar nga idetë tuaja”/ Behgjet Pacolli viziton Qendrën e Solidaritetit

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka zhvilluar një vizitë në Qendrën e Solidaritetit, të fondacionit “Fundjavë Ndryshe”. I shoqëruar nga drejtuesi i fondacionit, Arbër Hajdari, filantropi i mirënjohur u prezantua me ambientet e qendrës  më të madhe sociale në Ballkan.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli thotë se iu bë një pritje fisnike, teksa shprehet se u impresionua nga idetë dhe kreativiteti i themeluesit të fondacionit, Arbër Hajdari. Po ashtu Pacolli bën me dije për koordinim dhe bashkëpunim me “Fundjavë Ndryshe”.

“Sot isha në Qendrën humanitare “Fundjavë ndryshe” që drejtohet nga i riu, Arbër Hajdari për të koordinuar aktivitetet e përbashkëta me Fondacionin “Behgjet Pacolli”. Isha i impresionuar nga idetë dhe kreativiteti i tij. Me bënë nder me pritjen fisnike”, shkruan Pacolli.

Vizita nisi me mjediset e Qendrës Shëndetësore, e cila pritet të inagurohet së shpejti. Bibliotekën e re që do të hapet në shërbim të komunitetit, si edhe kapanonin e magazinimit, ku mblidhen ndihmat e donacionet.

Më pas, ish-presidenti i Kosovës ka zhvilluar edhe një takim me të rinjtë vullnetarë të “Fundjavë Ndryshe”. Në fund, Hajdari i ka dorëzuar Pacollit një medalje dhe certifikatë mirënjohjeje.

“Si drejtuesi i fondacionit i dorëzova medaljen dhe një certifikatë mirënjohje me motivacionin: Mirënjohje për Humanistin, Filantropin, Sipërmarrësin, Behgjet Isa Pacolli:

– për modelin unik dhe veprimtarinë shumëvjeçare në ndihmë të familjeve të varfra nëpërmjet krijimit të vendeve të punës dhe ndihmës humanitare në hapësirën kombëtare dhe jashtë vendit;
– për ndihmën ndaj familjeve të prekura nga tërmeti i Nëntorit 2019”.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Durrësi në fokus nga “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari takon zyrtarët e lartë për projektet sociale

“Fundjavë Ndryshe” ka zbarkuar në Durrës, për t’u njohur me problematikat sociale-ekonomike, e në të njëjtën kohë për tu koordinuar për familjet në nevojë....

“Fundjavë Ndryshe” pranë familjeve në nevojë, nis shpërndarja e veshjeve

Dyqani Rogers Tirana, për të tretin vit me radhë i është bashkuar nismës për ti qëndruar pranë familjeve në nevojë, me veshje të ngrohta....

Një jetë e re në shtëpinë e siguruar nga “Fundjavë Ndryshe”, Hajdari takon familjen në Fier

Me dhjetra familje në të gjithë Shqipërinë kanë siguruar një strehëz të ngrohtë nga “Fundjavë Ndryshe”, e cila nuk e ka lënë misionin fisnik...

Më Shumë