Për jetimët jeta nuk është aspak e lehtë…

0
427

Familja Illiu në Elbasan përjetoi një tragjedi të vërtetë. Tre vajza mbetën jetime pas vdekjes së babait të tyre nga një sëmundje e rëndë në mushkëri. Pa shtëpi, nëna e tyre e kishte shumë të vështirë të rriste tre vajzat e vogla. Historia na preku, dhe kërkuam ndihmën e donatorëve për tu siguruar një shtëpi. Ja dolëm shumë shpejt! Tashmë vajzat kanë shtëpinë e tyre, ku jetojnë të lumtura së bashku me nënën e tyre heroinë. Faleminderit bamirësve!