| Contact Us: +355 68 808 9999

200 fëmijë mësojnë gjuhën e huaj në “Fundjavë Ndryshe” (FOTO)

Në Qendrën e Solidaritetit “Fundjavë Ndryshe” ka startuar sezoni i dytë i mësimit të gjuhës angleze. Pas pushimeve verore, nxënësit janë rikthyer për të vijuar me mësimin e një gjuhe e cila pa dyshim, mund të konsiderohet një gjuhë vërtet universale.

Ajo renditet e dyta në botë përsa i përket numrit të folësve, është gjuha zyrtare në 70 vende.  200 fëmijë kanë nisur mësimin e anglishtes brenda ambienteve të “Fundjavë Ndryshe” me kushte optimale.

Nxënësit po mësojnë gjuhën e cila pa frikë cilësohet si më popullorja në botë, e cila do u shërbejë në çdo fushë të jetës.

Fëmijët janë të pajisur me librat e gjuhës angleze, dhe materialet e nevojshme për vijueshmërinë e kursit.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë

Login

Register

terms & conditions