| Contact Us: +355 68 808 9999

“Fundjavë Ndryshe” së bashku me “Noa” dhurojnë tableta për fëmijët në 1 Qershor

Fëmijët në nevojë kanë festuar në këtë 1 Qershor së bashku, e madje Institucioni Financiar “Noa” ka menduar edhe dhurata për ta.  Së bashku me “Fundjavë Ndryshe”, iu janë gjendur pranë fëmijëve, në këtë ditë të shënuar dhe po aq shumë të mirëpritur për ta. Qendra e Solidaritetit “Fundjavë Ndryshe”, së bashku me Institucionin Financiar “Noa” kanë shpërndarë tableta për fëmijët e vegjël, duke u’a bërë këtë ditë edhe më speciale.

“Gëzuar 1 Qershorin Lepurushë !

Fëmijët janë dhurata më e shtrenjtë në jetë! Janë qëllimi për të cilët marrim frymë! Së bashku me Institucion Financiar “Noa” dhuruam tablet për ta !

“Bamirësia nuk të varfëron”

#fundjavendryshe

Faleminderit NOA Institucion Financiar”.

Kjo ditë nuk është vetëm ditë festive, por njëherësh 1 Qershori shërben për të sensibilizuar dhe për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra festive.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë

Login

Register

terms & conditions