Me rastin e festave të fundvitit, 50 familje në vështirësi ekonomike kaluan festat ndryshe, duke mos u munguar ushqimet e dhuratat speciale.
Falë bashkëpunimit me kompaninë farmaceutike Rejsi Farma, arritëm të shpërndajmë pako ushqimore, produktet e higjenës personale dhe plot dhurata për fëmijë, në Bashkitë Librazhd, Pogradec e Tiranë. Por surprizat nuk u ndalen me kaq.
Dhuruam për fëmijët e qendrës “Zyber Hallulli” plot 39 dhurata speciale. Ato ditë të ftohta dhjetori kaluan nën ndriçimin e dritave, dhuratave të “Fundjavë Ndryshe” e emocioneve të ngrohta. Faleminderit @Rejsifarma që ndihmuat t’i japim kuptim festave dhe për këto fëmijë e familje.