Familja e një vajze një vjeçare e quajtur Melek, kërkon ndihmën nga të gjithë shqiptarët për të shpëtuar të voglën e tyre. Vajza ka kaluar një vjetorin plot vuajtje, pasi vuan nga një sëmundje e rëndë. Kjo sëmundje ia ka vështirësuar jetesën, e ndërsa përballet me rreziqe. Mjekët thonë se ajo vuan nga një sëmundje e quajtur spina bifida, e cila i ka deformuar shtyllën kurrizore dhe këmbët. Për fat të keq, dhimbjet sa vijnë dhe përkeqësohen. Prindërit kërkojnë ndihmë, që e vogla e tyre të kryejë sa më shpejt ndërhyrjen, pasi koha nuk premton më. Asaj i duhen 15.000 euro për të kryer operacionin jashtë vendit.
“Shpërndaje! E bukura Melek është në rrezik.
Është e tmerrshme të shohësh kaq shumë vuajtje në një foshnje, e cila pak më parë ka mbushur 1 vjeçe. Vuan nga një sëmundje e rëndë e quajtur spina bifida, e cila i ka deformuar shtyllën kurrizore dhe këmbët. Një fëmijë i qeshur, ndonëse prej më shumë se 1 viti dhimbjet sa vijnë edhe i përkeqësohen. Është ende shumë e vogël, nuk e di nga çfarë vuan, por prindërit janë të tmerruar për fatin e vogëlushes së tyre. Ka nevojë sa më shpejt të kryejë një operacion jashtë vendit, pasi koha nuk pret më. I nevojiten 15.000 euro, një shumë e paimagjinueshme për dy prindërit e rinj Bashkohuni për t’i dhënë jetë Melekut, e cila po lufton veç të jetë këtu me ne!”.