Rosela dhe Elvisa, jeta e dy vajzave mes dhimbjes dhe varfërisë

0
450

Pas humbjes tragjike të babait, Elvisa dhe Rosela kishin humbur besimin se jeta do i dhuronte përsëri momente të bukura. Por, falë kontributit të bamirësit Shkumbin Qormemeti arritëm t’i risjellim buzëqeshjen. Ato nuk do të jetojnë më në atë dhomën e rrënuar që po i shtypte çdo shpresë. Por, në një shtëpi të ngrohtë dhe të sigurtë. Dhe ndryshe nga disa javë më parë, sot Elvisa dhe Rosela kanë besim për të ardhmen.