OPINION/ “Fundjavë Ndryshe” mbledh 360 mijë euro ndihma për familjet në nevojë në kuadër të Covid-19

0
532

Drejtuesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari zhvilloi në studion e emisionit “Opinion”, një apel ku u mblodhën ndihma të ndryshme për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve në kuadër të COVID-19.

Arbër Hajdari u shpreh se situata në terren është e vështirë dhe se dita ditës po rritet numri i familjeve që kanë nevojë për ndihmë. Ai theksoi se janë shpërndarë mbi 7 mijë pako, ndërkohë që po përgatiten edhe 8 mijë pako të tjera.

“Gjendja në terren është realisht e vështirë. Do doja të bëja një përmbledhje të shkurtër për të treguar se si e kemi përballuar ne situatën, duke qenë se ishim të përgatitur që kur koronavirusi pati shpërthimin e tij në Itali.

Që javën e parë është trajnuar një staf prej 70 personash, sepse jo kushdo mund të jetë vullnetar në këto ditë të vështira. Në total ne kemi shpërndarë rreth 7,233 pako, ndërkohë që po përgatisim edhe 8 mijë pako të tjera që janë tani në magazinën e Fundjavë Ndryshe. Gjithashtu presim edhe një konfirmim për 12 mijë pako të tjera. Sigurisht që këto pako janë të shoqëruar edhe me produktet e higjienës, apo edhe aty ku ka pasur probleme me ujin, jua kemi siguruar”, tha themeluesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”.