Si të bëhem vullnetar i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”?
Për tu bërë vullnetar i Fundjavë Ndryshe, duhet të plotësoni formularin e regjistrimit në linkun e mëposhtëm. Stafi i Fundjavë Ndryshe do të të kontaktojë për t’ju lënë një takim në zyrat e organizatës, ku do të njiheni me procesin e organizimit dhe më pas do të bëheni pjesë e grupeve specifike, ku do të njoftoheni lidhur me aktivitetet, dhe ku do të keni hapësirën tuaj të plotë për të propozuar idetë dhe mendimet tuaja.
Linku i regjistrimit: Apliko
Si mund të kontribuoj në vlerë monetare?
Ju mund të dhuroni kontributin tuaj në vlerë monetare, si më poshtë:
Dhuro
Falenderojmë çdo kontribues.Bamirësia nuk të varfëron!
Si mund të dhuroj mobilie apo të mira të tjera materiale të ngjashme?
Nëse keni mobilie apo të mira të tjera materiale të ngjashme, si: krevatë, dyshekë, pajisje elektro-shtëpiake etj. të cilat nuk i përdorni më dhe janë në gjendje pune, ju mund ti dhuroni ato për njerëzit në nevojë.
Nëse ju mund të siguroni vetë një mjet transporti, mund ti dërgoni pranë zyrave qendrore “Fundjavë Ndryshe”, në adresën: “Rruga e Arbrit, Kodi postar nr.1, Tiranë, Shqipëri”, nga e hëna në të shtunë, ora 08:00-16:00.
Nëse nuk keni një mjet transporti, mjafton të na dërgoni disa të dhëna, si: fototgrafi të të mirave materiale që dëshironi të dhuroni, emër mbiemër tuajin, numër kontakti dhe një adresë të saktë ku mund ti marrim këto ndihma.
Koordinatorët e terrenit do të koordinohen me ju për të lënë një ditë dhe orar të përshtatshëm për tërheqjen e tyre.
Ju falenderojmë përzemërsisht!
Si dhe ku mund të sjell ndihma në veshje, ushqime, lodra etj?
Çdo ndihmë materiale në: veshje, ushqime, lodra etj. mund ta dërgoni në qendrën më të afërt të zyrave “Fundjavë Ndryshe”, në adresat si më poshtë:
Tiranë –Rruga e Arbrit, Kutia postare nr.1, Tiranë / Zyrat qendrore të Fondacionit
Durrës – Përballë ndërtesës së Taksave dhe Financës
Elbasan –Rruga “Dyli Haxhire”, Bulevardi ”Qemal Stafa”
Vlorë – Rruga transballkanike, Vlorë
Pogradec– Tek Parku “Fan Noli”, Bulevardi Europa, nr.2
Berat– Berat, Shqipëri
Lushnjë- Lushnjë, Shqipëri
Kukës- Kukës, Shqipëri
A mund të bëhem pjesë e stafit të Fundjavë Ndryshe?
Nëse dëshironi të bëheni pjesë e stafit “Fundjavë Ndryshe” mund të dërgoni CV tuaj në email-in: [email protected]. Në kuadër të nevojave për zgjerim stafi, çdo kandidat i përzgjedhur do të kontaktohet në vijim për më shumë detaje apo dokumentacione shtesë.
Si mund të dhuroj gjak tek Fundjavë Ndryshe?
Nëse dëshironi të dhuroni gjak dhe të ndihmoni personat talasemikë, ju mund të plotësoni këtë link më të dhënat tuaja. Më pas ju do të njoftoheni nga stafi i “Fundjavë Ndryshe” për seancat e dhurimit të gjakut që do të zhvillohen në vijim.
Dhuro Gjak
Ku dhe si mund te referoj nje rast të një familje në nevojë?
Nëse njihni dikë apo një familje që ka nevojë për ndihmë dhe është në kushte shumë të vështira jetese, ju mund të na e referoni rastin në të gjitha mënyrat tona të kontaktit.
Në mënyrë që rasti të jetë sa më i plotë për tu shqyrtuar nga koordinatorët e “Fundjavë Ndryshe”, lutemi të na dërgoni paraprakisht këto të dhëna:
-
Emër Mbiemër i të gjithë pjesëtarve
-
Gjinia dhe mosha
-
Numër kontakti
-
Adresë vendbanimi
Fotografi të ambienteve të shtëpisë (sipas rastit).
Si mund të kontaktoj me Fondacionin “Fundjavë Ndryshe”?
Mënyrat e kontaktit janë:
-
Cel: +355688089999
-
Email: [email protected]
-
Instagram: fundjavendryshe
-
Facebook: Fundjavë Ndryshe
-
Twitter: FundjaveNdryshe