Trajtimet Mjekësore

Një fokus i rëndësishëm për Fondacionin “Fundjavë Ndryshe” ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë SHËNDETËSIA. Në përgjithësi shumë familje shqiptare në nevojë kanë probleme të mëdha shëndetësore, të cilat vijnë si pasojë e kushteve jo të mira të jetesës apo mungesës së kontrollove shëndetësore bazë. Kjo e fundit për shkak të çmimeve të larta dhe të papërballueshme për to. Fatkeqësisht ka njerëz të cilët nuk kanë kryer kurrë as analizat bazë të gjakut apo një check up të zakonshëm…

Për këtë arsye, ne së fundmi kemi nënshkruar një marrëveshje me “Intermedica Center”, një Laborator të Analizave Mjekësore. Në këtë mënyrë të gjithë personat që vijnë nga familje në nevojë, qofshin këto të identifikuar dhe verifikuar apo ende në proces nga “Fundjavë Ndryshe”, dhe nuk kanë mundësi të kryejnë analizat, mund të dërgojnë një kërkesë në emailin: [email protected]  dhe stafi do tju përgjigjet për tju orientuar se si të procedoni në vijim dhe çfarë dokumentacionesh duhen për procesin e analizave falas.

Përkujdesja ndaj shëndetit për familjet në nevojë është pjesë e misionit të vyer të “Fundjavë Ndryshe”.